Loading...

Pas 9 ditësh të vështira në reanimacion, Emara kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi

Emara ka lindur 31 ditë më parë dhe pas 9 ditësh të vështira në reanimacion, ia ka dalë të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se Emara është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj falë edhe kujdesit e shërbimit me profesionalizëm të stafit mjekësor.

“Emara ka lindur 31 ditë më parë dhe pas 9 ditësh të vështira në reanimacion, ia ka dalë të kthehet shëndosh e mirë në shtëpi. Mami Lumturia është kthyer bashkë me Emarën e vogël në maternitet për të falenderuar stafin mjekësor që i ka shërbyer me profesionalizëm dhe dashuri”, -thotë ministrja.

Kjo javë njihet ndryshe edhe si java e kujdesit për fëmijët prematurë, pra për fëmijët e lindur para kohe.

Lindja e parakohshme është shkaktari kryesori i vdekshmërise te të porsalindurit dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore kronike të mushkrisë, vonesa në zhvillim si dhe paralizë celebrale. Këto probleme shëndetësore mund të prekin aspekte emocionale dhe financiare në familjen tënde. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com