Papa Françesku mbërriti sot në Tokio për një vizitë katër ditore, ku do të flasë nesër për çarmatimin bërthamor nga Nagasaki dhe Hiroshima, qytete të goditura nga bomba bërthamore.
Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tokio bëri thirrje për t’i dhënë fund armëve bërthamore, në të vetmin vend që ka pësuar sulm me bomba bërthamore.
Ai do të vizitojë Hiroshimën dhe Nagasakin, dy qytete të bombarduara në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe do të takohet me ata që mbajnë ende plagët e kësaj ngjarje tragjike në historinë njerëzore.
Gjatë fluturimit nga Bangkoku, ku kaloi disa ditë në pjesën e parë të udhëtimit të tij, Papa Françesku i dërgoi presidentit kinez Xi Jinping, si dhe presidentit të Tajvanit, Tsai Ing-wen, dy telegrame përshëndetëse.
Vatikani është një nga 15 shtetet në mbarë botën që i ka dhënë Tajvanit njohje diplomatike.
Ishulli quhet zyrtarisht “Republika e Kinës”, pasi Tajvani e sheh veten si pasardhës të republikës që ekzistonte në Kinë. /atsh