“Prej sot nis faza e re e luftës me krimin dhe korrupsionin: Masa ligjore speciale kundër krimit të organizua dhe terrorizmit; masa ligjore urgjente kundër abuzimit me detyrën të anëtarëve të KÇK, organizatë e disa gjykatësve dhe prokurorëve që bashkëpunojnë, i shërbejnë krimit të organizuar”, tha sot kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla gjatë një interviste televizive.
Balla tha se sot është një ditë e shënuar edhe në një aspekt të një faze të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.
“Kryeministri Rama ka prezantuar dy paketa të cilat përmbajnë brenda vetës disa nisma ligjore që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe paketa e dytë ka të bëjë me një paketë të fortë kundër çdo prokurori apo gjyqtari që e ka renditur veten, pjesë të organizatave KÇK, duke e ditur mirë që qoftë në aspektin e figurës apo të justifikimit të pasurisë nuk e kalojnë procesin e vetingut, atëherë disa prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve janë turrur për të dhënë vendime të padrejta për të grabitur pa fund qytetarët, që i drejtohen prokurorisë dhe gjykatës dhe në këtë këndvështrim, si pjesë e atij procesi historik vetingut duhet të marrim një masë parandaluese për t’i pezulluar këta anëtarë të organizatës kriminale deri kur të përballen me procesin e vetingut, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë edhe disa çështje të tjera. Ajo që kemi prezantuar sot, pra kryeministri si Kryetarë i PS-së janë dhe disa elemente shumë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me qasjen tonë nga sot dhe deri në 2021 kur ne do të paraqitemi para shqiptarëve”, tha ai.
Balla shtoi se “Bundestagut gjerman tek sa hapi dritën jeshile për të mbështetur fillimin e bisedimeve me Shqipërinë, nënvizoi edhe fazën post vetting, pra jo vetëm një gjyqtar dhe prokuror i korruptuar të largohen nga sistemi, por nënvizoi domosdoshmërinë e hetimit të tyre me qëllim zbulimin dhe ndëshkimin e çdo mënyre të paligjshme të vendosjes së pasurisë dhe në këtë kontekst edhe paketa kundër KÇK ka parandalimin e gjobëvënies dhe shërbimin e këtyre prokurorëve dhe gjyqtareve për kundrejt botës kriminale dhe të jenë pjesë e një hetimi për transparencën për pasurinë e paligjshme”./atsh