Loading...

Paketa anti-KÇK/ Lamallari: Strukturë e posaçme brenda Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari deklaro gjatë një emisioni televiziv se në kuadër të paketës speciale anti-KÇK do të ngrihet edhe një strukturë hetimore brenda Policisë së Shtetit në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.

Lamallari tha se “është një akt normativ i mbështetur edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, ku përfshihen edhe ekspertë izraelitë që do asistojnë në zbatimin e kësaj pakete dhe do të prezantohet të hënën”.

Zëvendësministri Lamallari tha se “është punuar intensivisht prej një muaji, në nivel politik janë bërë të gjitha takimet me ekspertë në Shqipëri si dhe me ekspertë izraelit të cilët do të asistojnë si në aspektit ligjor dhe të implementimit. Mendoj se drafti do të prezantohet të hënën”.

“Ka një grup punë e që i ka konsideruar rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë ashtu edhe atyre që kanë eksperiencën e Anti-mafies italiane, janë disa konsultime që janë bërë. Ekspertët izraelitë do të fokusohen dhe te pjesa e implementimit”, sqaron ai.

Lamallari tha se shumë shpejt në një hark kohore dy javë, super policia do jetë gati të ndërhyjë kundër krimit të organizuar.

Në lidhje me të ardhurat e pajustifikueshme, Lamallari tha se “çdo politika bënë deklaratë të pasurisë dhe është e pakuptim se si këto persona bëjnë një deklaratë të tillë dhe është shumë e thjeshtë të gjithë organet, policia, tatimet bëjnë verifikim dhe konstatohen shtesat e pasurisë. Të hënë do kemi draftin final të ligjit.

I pyetur nëse është një ligj në vetë, Lamallari tha se është një akt normativ i cili do të ketë dhe akte të tjera që do ta pasojnë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com