Operatori i Sistemit të Transmetimit po kryen remontin e linjs 110 KV Fier-Selenicë.
Investimi i OST-së synon të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike të banorëve të zonave përreth.
OST garanton kapacitetet e nevojshme transmetuese për· furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike të nënstacioneve të sistemit të shpërndarjes (OSHEE) dhe konsumatorëve të energjisë elektrike të lidhur direkt në rrjetin e transmetimit, transmetimin e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vendit, si dhe për tranzitet dhe shkëmbimet e nevojshme me vendet e rajonit./atsh