Loading...

Oriku barazon në shtëpi përballë Shënkollit

Oriku-Shënkolli 1-1 (Dhrami 72’/Kuye 90’+) Formacionet! Oriku:Halili, Azizaj, Kuçi, Gjinaj, Mersini, Kuqi, Metaj, Caushaj, Kongjoni (Qejvani 62′),Çapo (Xhelili 73′),Dhrami(Bocaj 87′)

Të gatshëm:Hysaj, Muho, Sinaj, Skrapalliu, Zaçe Trajner: Eqerem Memushi Shënkolli:Demi, Arm.Gega, Toma, Pllumbi, Smajli, Kryemadhi, Methasani, Kuye, Re.Danaj (Miloti 67′),Dodaj, Gruda Të gatshëm: Dushaj, Ar.Gega, Prendi, Gjoka Trajner:Anteo Pepaj Kartona të verdhë: Azizaj 37′,Mersini 60’/Danaj 37′,Methasani 84′ Kartona të kuq: Gjinaj 89′ (kartoni i dytë i verdhë) Gjyqtar kryesor:Q.Copa Asistent i parë: D.Kasa Asistent i dytë:H.Lila Gjyqtar i katërt:E.Alliaj DelegatJ.Bespalla Vëzhgues:G.Gaçe

Oriku ka barazuar në shtëpi përballë Shënkollit,Kuye u dhuron 1pikë në limite miqve.Ka përfunduar me rezultatin 1-1 takimi mes Orikut e Shënkollit,i luajtur në konpleksin sportiv “Oriku”.Ndeshje mjaft e luftuar ku skuadrat luajtën në një terren disi të vështirë për shkak dhe të rreshjeve të shumta. Pjesa e parë ishte më e qetë, por Oriku dominoi duke pasur dhe dy raste mjaft të mira për shënim ku Mersini provoi në minutën e 40′ me të majtën nga jashtë zone,por topi i gjuajtur prej tij shkoi pranë shtyllës së djathtë pingule. Ishte sërish ai 4 minuta më vonë ku godet fort, por ka pritur portieri Demi, i cili do të ishte shpëtimtari padyshim i Shënkollit. Pjesa e parë përfundoi pa gola,me pak raste, por nuk mungonin dyluftimet.

Fraksioni i dytë do të ishte diçka krejt tjetër, lojë shumë e bukur, raste shënimi, gola e kartona. Në minutën e 48′ Smajli ekzekuton një goditje dënimi nga një distancë e largët, goditja shkon e fortë disa centimetra larg portës së mbrojtur nga Halili. Aksione të bukur nga të dyja skuadratpor sërish pa mundur të realizojnë,teksa në të 60′ minutë është Dhrami i cili gjuan nga brenda zone,por ka pritur Demi.Të dyja skuadrat konsumojnë zëvendësime për t’i dhënë ritëm lojës.Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 72′,Dhrami mori një pasim brenda zone,dribloi tre prej lojtarëve kundërshtarë që ju shfaqën para,e më pas përballë portierit gjuan qetësisht,tokazi dhe shënon.1-0 për Orikun pas shumë minutash loje i hedhur në sulm.Në minutën e 74′ ishte mundësia më e mirë për dyfishimin e rezultatit,Xhelili godet brenda zonës së rreptësisë,por ka pritur portieri mjaft mirë duke shpëtuar dhe një herë miqtë.Raste të shpërdoruara edhe në minutat në vijim nga të dyja skuadrat.Teksa kishte përfunduar koha e rregullt,luheshin minutat shtesë,Shënkolli barazon me Kuye.Aksion i miqve brenda zone,Miloti gjuan,pret mjaft mirë portieri Halili,por topi i mbetur aty i pa larguar nga askush,përfiton Kuye i cili e dërgon në rrjetë.Sekondat e fundit e nuk ka kohë për asnjërën prej skuadrave për të ndryshuar diçka. (P.S Ka kundërshtime pasi vendasit shprehen se goli i shënuar ka ardhur pas kishin mbaruar minutat shtesë të akorduara,të cilat ishin 2 të tilla.

Si dhe kartoni i kuq,i cili ishte karton i dytë i verdhë për vonesë loje.) Memushi:”Luajtëm mirë,mendoj se nuk është rezultat aspak i drejtë,Oriku meritonte më shumë.Pësuam në minutat shtesë,ishin akorduar vetëm dy të tilla,por goli u shënua pasi ishte konsumuar shtesa.Kartoni i kuq,ishte i diskutueshëm,por gjithsesi tani duhet të shohim përpara. Pepaj:”Unë kam shumë pak kohë në krye të ekipit,e normalisht nuk e njihja mirë kundërshtarin,por e dija që na priste ndeshje e vështirë.Morëm një pikë dhe mendoj se është rezultat i mirë.Skuadra reagoi mirë edhe pas shënimit ku u pa dhe goli i shënuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com