Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Seit Pepa” në orët e tyre të punës komunitare u përkujdesën për hapësirat e gjelbra, në njësinë Papër të Elbasanit.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ndërsa pa nga afër kujdesin e treguar prej tyre për hapësirat e gjelbra, u shpreh se është bukur kur brezi i ri rritet me kulturën e vullnetarizmit.
“Është bukur të shoh një brez që rritet dhe edukohet me kulturën e vullnetarizmit për të mbajtur pastër ambientin që i rrethon”, – tha Llatja. /atsh