Në Ohër të Maqedonisè sè Veriut ka nisur takimi i lidērëve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi Rama, homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, po diskutojnë mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.
Po ashtu në axhendën e këtij Samiti është përcaktuar që në orën 12:00 të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tre përfaqësuesve të këtyre shteteve.
Në samitin në Ohër marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi. Në takim janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve.
Kryeministri Rama mbërriti dje pasdite në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u takua me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev. / vijon….atsh