Efektivët e Policisë Rrugore kanë zhvilluar një orë mësimore sensibilizuese mbi rregullat e qarkullimit rrugor, në një shkollë 9-vjeçare, në fshatin Sohodoll në Dibër.
Policia Rrugore e Dibrës, që prej fillimit të vitit të ri shkollor, ka marrë një sërë masash për rritjen e parametrave të sigurisë së nxënësve në rrugë , jo vetëm në shkollat që ndodhen në qytet apo pranë rrugëve kryesore, ku dhe lëvizja e mjeteve është më e shtuar, por fokusi është shtrirë edhe në shkollat në zona rurale.
Punonjësit e Policisë Rrugore, nën drejtimin e Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore Robert Aga, kanë zhvilluar një orë mësimore në shkollën 9-vjeçare, në fshatin Sohodoll të Dibrës. Ata i kanë fëmijëve rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën horizontale dhe vertikale.
Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore Aga theksoi se “njohja e sinjalistikës dhe zbatimi i saj çon në ndërgjegjësimin e gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës, me qëllim që të kemi një siguri rrugore me parametra sa më të mirë”.
“Siguria e nxënësve për ne është prioritet dhe në përmbushje të tij do vijojmë të bashkëpunojmë me stafet pedagogjike, bordet e prindërve dhe me qeveritë e nxënësve për të bërë të mundur që së bashku të rrisim parametrat e sigurisë rrugore, jo vetëm për nxënësit, por për të gjithë përdoruesit e rrugës”, – u shpreh Aga. /atsh