Loading...

Ndërtimi i shtëpive të reja, Rama: Paratë do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot paratë për ndërtimin e shtëpive të banorëve që u prekën nga tërmeti do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera.

Në një intervistë televizive, Rama tha se, “unë paratë do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera, ama patriotët janë ata që në këtë moment bëjnë atë që bëri ai burri më i pasur i shqiptarëve,” deklaroi Rama.

Ai tha se do vijojë fushatën për mbledhjen e sa më shumë ndihmave financiare nga çdo cep i globit, për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti.

Rama tha se, solidariteti ndërkombëtarë ka qenë i jashtëzakonshëm. Kryeministri nënvizoi se, përveç Europës, mbështetje ka ardhur edhe nga Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Unë kam bërë letra edhe për kryeministrin e Australisë. Dhe për kryeministrin e Izraelit. Por si do na ndihmojnë. Na duhen dije. Se ka njerëz që thojnë nxirrni faturën. Po këta nuk kuptojnë. Ne do importojmë dijen. Do shkoj në takimin e NATO-s për të shfrytëzuar kohën për të folur për këtë. Kam takime me pjesën më të madhe të tyre për këtë punë. Po punojmë për të pasur një konferencë donatorësh me vendet e Lindjes dhe një konferencë me donatorët e Perëndimit. Do jetë një pranverë shumë e mirë në të gjitha drejtimet”, tha Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com