Loading...

Moti i keq/ Drejtori i Portit, Malaj për ATSH: Nuk niset trageti nga Brindisi drejt Vlorës

Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe era e fortë në det të hapur kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë të anulojë udhëtimin drejt Vlorës.

Drejtori i portit të Vlorës, Admir Malaj, tha sot për ATSH-në se “për shkak të motit të keq trageti “ST. DAMIAN” nuk u nis mbrëmjen e djeshme nga porti i Brindisit”.

Sipas tij, trageti duhej të vinte në mëngjes, por ka ka pezulluar lundrimin e tij duke qëndruar në Brindisi.

“Trageti do të nisë lundrimin kur kushtet atmosferike të jenë përmirësuar”, shtoi Malaj.

Ndërsa mësohet se kapiteneria e portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin e anijeve të peshkimit, për shkak të motit të keq.

Vendi ynë sot ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Reshjet e shiut, parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 5 dhe 6 ballë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com