Liria e shprehjes, në të gjitha format e saj, është thelbi i demokracisë dhe në ditën ndërkombëtare për dhënien fund të mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve, ne jemi në krah të atyre që kanë guximin të flasin për të gjithë, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.
“Vetëm në vitin 2018, 94 gazetarë dhe operatorë të medieve u vranë në episodet që lidhen me profesionin dhe qindra të tjerë i janë nënshtruar arrestimit ose ndalimit arbitrar”, raportoi Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.
“Qeveritë nuk arrijnë të mbrojnë gazetarët, hezitojnë të ndjekin autorët e sulmeve. Kjo pandëshkueshmëri shumëfishon ndikimin e krimeve dhe gërryen shoqëritë demokratike duke nxitur frikën, mosbesimin dhe ankthin “, deklaroi Mogherini.
“Nuk ka demokraci pa lirinë e shtypit. Në ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve, ne nderojmë Daphne Caruana Galicia, Jan Kuciak dhe të gjithë ata anembanë botës që kanë humbur jetën e tyre, për të bërë punën e tyre”, deklaroi nga ana e tij, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, në profilin e tij në Twitter./ atsh