Presidenti Ilir Meta ka nderuar sot kreun e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
“Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shprehet Meta pas ceremonisë së zhvilluar në presidencë. /atsh