Iranianët dolën në rrugë në disa qytete pas njoftimit të papritur nga qeveria për një rritje drastike të çmimit të naftës, sipas medias lokale.
Reforma u paraqit si një masë, përfitimet e të cilës do të shpërndahen për familjet në vështirësi, në një vend me naftë, ekonomia e të cilit, asfiksuar nga sanksionet amerikane, pritet të tkurret me 9% në 2019, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Por, kjo masë ka ngjallur menjëherë ndarje, veçanërisht në rrjetet sociale dhe brenda klasë politike që kritikon momentin e zgjedhur nga qeveria, disa muaj nga zgjedhjet legjislative, të parashikuara në shkurt.
“Manifestimet kanë qenë të mëdha në qytetin e Sirjanit, ku njerëzit kanë sulmuar një depo nafte dhe janë përpjekur për t’i vënë zjarrin para se forcat e sigurisë të ndërhynin për t’i penguar”, sipas agjencisë zyrtare Irna.
“Një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën”, theksoi Mohammad Mahmoudabadi, guvernator i përkohshëm i Sirjan, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve Isna./atsh