Përfundoi me rezultatin 2 me 0 sfida midis vajzave të Vllaznisë dhe Apolonisë së Fierit, ndeshje kjo që ishte edhe si test për stadiumin e ri kombëtar.
Stadiumi pritet të inagurohet një javë më pas kur Shqipëria do të përballet me Francën për ndeshjet eliminatore për Euro 2020.
Vajzat e Vllaznisë u janë dashur 78 minuta lojë që të kalojnë në avantazh me anë të Arbiona Bajraktarit. Por vetëm 2 minuta më pas Vllaznia ka shënuar sërish duke dyfishuar shifrat në 2-0 me anë të një goli të bukur nga Esi Lufo. Topi u godit fillimisht nga Megi Doçi nga afro 35 metra, topi u përplas në traversë, teksa Lufo e shtyu drejt rrjetës nga fare pranë vijës fatale.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampionatin shqiptar të futbollit për femra.
Për të ndjekur sfidën e sotme të pranishëm ishin edhe disa inspektorë të UEFA-s. Jashtë fushës po i jepet dora e fundit e punimeve./atsh