Stadiumi i ri Kombëtar “Air Albania Stadium” është një prej stadiumeve që po shkruajnë të ardhmen.
Vlerësimin e ka bërë gazeta më prestigjioze sportive në Itali, ‘La Gazzetta dello Sport’, e cila ka listuar 5 stadiumet të cilat sipas saj po shkruajnë të ardhmen e futbollit botëror.
“Më 17 Nëntor, me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, u inaugurua Arena Kombetare e Tiranës, e ideuar nga arkitekti italian Marco Casamonti. Ka një kapacitet prej 22,500 vendesh dhe ndodhet në të njëjtin vend ku më parë ishte stadiumi “Qemal Stafa”. Forma kujton kufijtë e Shqipërisë, si dhe ngjyrën e kuqe, kombëtare”, shkruan ‘La Gazzetta dello Sport’ .
“Air Albania Stadium” renditet mes stadiumeve si “Stadiumi Jorge Luis Hirschi” impianti i ri i Estudiantes në Argjentinë, stadium i ri i Los Angeles FC i inaguruar në 2018, “Volgograd Arena” në Rusi inauguruar për botërorin e 2018-ës dhe “Wanda Metropolitano”, stadium i ri i Atletico Madrid në Spanjë./atsh