Loading...

Kushtetuesja, Rama: Një tjetër rast kur ne jemi në anën e duhur të historisë dhe Ilir Meta në anën e gabuar

“Ky është një tjetër rast kur ne jemi në anën e duhur të historisë, ndërsa fatkeqësisht Ilir Meta është edhe njëherë tjetër në anën e gabuar të historisë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke folur për debatin e fundit, lidhur me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediet, pas votimit në selinë e PS-së për zgjedhjet për delegatët e Kongresit, Rama tha se ky është një konflikt i radhës i shkaktuar nga i njëjti burim konflikti për të njëjtat arsye që dihen, por unë nuk mendoj se ne duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt”.

“Unë nuk mendoj se ky konflikt zgjidhet me beteja dhe polemika në fushën e komunikimit. Unë nuk dua që ne të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japim e marrim, bam e bum, për çështje që nga njëra anë janë shumë të qarta dhe tanimë duhet t’i përkasin proceseve legjitime dhe ligjore”, tha Rama.

Ai theksoi se “gjithçka mund të bënim nga ana jonë ne bëmë dhe e kemi bërë të linjëzuar 100% me ata që janë mbështetësit dhe garantët e reformës në drejtësi, partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE”.

Kryeministri komentoi edhe deklaratën e Presidentit Meta për shpërndarjen e Parlamentit, duke thënë se “më kujton atë që ju kam thënë më parë Haxhi Qamilin që thoshte sa të kem këtë e atë katund nuk pyes për Francën e Anglinë”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com