Tërmeti i së martës ka solidarizuar shtete të shumta nga të katër anët e botës në mbështetje të Shqipërisë në këtë dhimbje të madhe që ka përjetuar gjatë këtyre ditëve.
Një gjest i tillë mjaft domethënës dhe me një vlerë të veçantë në një situatë të tillë ka ndodhur dhe në qytetin e Novarës në Itali.
Kupola e kishës “San Gaudenzio” në këtë qytet është ndriçuar me ngjyrat e Shqipërisë. Ajo do të përndrijë kështu sonte, nesër dhe të dielën.
“Një gjest simbolik i bashkisë sonë për të shprehur solidaritetin e plotë me atë që po përjeton Shqipëria”, shprehet kryebashkiaku Alessandro Canelli.
“Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupolën simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë”, tha kryebashkiaku Canelli. /atsh