Loading...

Kryeministri Edi Rama viziton “Air Albania Stadium”

Air Albania Stadium do të çelë nesër dyert me ndeshjen midis Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtares Franceze.

Një ditë para ndeshjes, Kryeministri Edi Rama u takua me ekipin kombëtar të futbollit dhe stafin teknik në fushën e blertë të stadiumit.

Për lojtarët e ekipit kombëtar stadiumi i ri është impresionues. Madje për disa ende e pabesueshme që janë duke e luajtur ndeshjen në shtëpi. “Ky stadium na duket si me qenë të huaj në shtëpinë tonë, pasi është ndjesia e fillimit, na duket sikur po luajmë jashtë, se jemi mësuar që stadiumet me i pas atje,” – thotë Bekim Bala.

Ndërsa për trajnerin e Kombëtares, Edoardo Reja është një vepër arti. “Unë e pashë dhe ju garantoj se është një emocion i bukur kur hyn këtu. Një vepër arti, sipas meje.”

Duke i uruar për ndeshjen e nesërme me të cilën Kombëtarja inauguron edhe stadiumin e ri, Kryeministri u shpreh se më e rëndësishme sesa fitorja është shpirti i ekipit në fushë, si shenjë e respektit ndaj fanellës së Kombëtares dhe gjithë shqiptarëve. “Kjo fushë duhet të bëhet vatër zjarri. Këtu në fushë nuk ka rëndësi rezultati. Këtu duhet të mësohen njerëzit kur vijnë t’ju shohin që jepni jetën. Ta gëzoni e ta nderoni fanellën. Në fillim duhet të na kënaqin, të japin shpirtin në fushë, pastaj gëzimi që vjen nga fitorja mirë se të vijë.”/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com