Loading...

IPARD II/ Investimet në bujqësi, mbështetje financiare për fermerët

Investimet në asetet fizike në fermat bujqësore, në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit, diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit janë disa prej objektivave kryesore të qeverisë shqiptare në fushën e bujqësisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video informuese për investimet në bujqësi.

“Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë për bujqësinë që duam”, – u shpreh Rama, duke ftuar fermerët të aplikojnë pranë zyrave të AZHBR nga 30 tetor-16 dhjetor.

Në thirrjen e dytë të aplikimit për fondet IPARD II, e hapur më 30 tetor 2019, do të mbështeten fermerët që duan të investojnë në ferma bujqësore, për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe në diversifikimin e ekonomisë në fshat.

Thirrja është e hapur për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Me një buxhet total 24.05 milion euro, përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion EURO nga të cilat 75% ose 43.26 Milion EURO kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 Milion EURO kontribut i buxhetit të shtetit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com