Loading...

Grabiten diamante me vlerë të pallogaritshme

Tre bizhuteri prej diamanti dhe rubini me një vlerë shumë të madhe u grabitën sot në muzeun e Dresdenit në Gjermani, njoftoi drejtoresha Marion Ackermann.

“Të paktën dy grabitës kanë mbërritur sot në mëngjes dhe janë futur në këtë muze për të grabitur këto tre bizhuteri të çmuara që datojnë që prej shekullit XVIII”, theksuan hetuesit në një konferencë shtypi.

Bizhuteritë janë pjesë e muzeut të ashtuquajtur “Grunes Gewolbe” që ndodhet në kështjellën e qytetit dhe që mban një prej koleksioneve më të rëndësishme të thesareve në Europë.

Para grabitjes, një zjarr kishte shkatërruar në afërsi të muzeut një transformator elektrik duke prishur sistemin e alarmit.

Hetuesit kanë refuzuar të vendosin një lidhje mes dy ngjarjeve.

I ndërtuar në shekullin XVI, muzeu është i njohur për posedimin e një koleksioni të rëndësishëm të bizhuterive të vjetra në Europë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com