Anija për transportin e bagëtive ‘Queen Hind’, me peshë 3.785 tonë dhe e ngarkuar me 14.600 dele, u fu ndos sot pjesërisht në portin rumun Midi.
Një op eracion, që përfshin po licinë, zja rr fikëset dhe rojën bregdetare rumune, është duke u zhvilluar për të shpëtuar delet.
“Tashmë kemi shpëtuar një numër të vogël të deleve. Ata po notonin në det,” tha për BBC, Stoica Anamaria, zëdhënëse për shërbimet e ur gjencës në Konstanța.
“Mbretëresha Hind” lundroi nën flamurin e Palau, me një ekuipazh prej 22 marinarësh sirianë. Ndërkohë, një anëtar i ekuipazhit u dërgua në spi tal me hip ote rmi.
“Ai ra në det, por u shp ëtua shumë shpejt,” tha Anamaria, duke shtuar se pjesa tjetër e eku ipazhit ishin “të sigurt”.
Autoritetet kanë paralajmëruar hetime për të zbardhur shkaqet e fundosjes së anijes, e cila po shkonte drejt qytetit Jeddah në Arabinë Saudite.