Loading...

FSHF publikon çmimet e biletave për sfidën Shqipëri-Andorrë

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e parafundit eliminatore të Euro 2020, Shqipëri-Andorrë e cila do të luhet më 14 nëntor në “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të FSHF, sportdashësit e interesuar mund t’i gjejnë biletat pranë dyqanit zyrtar të FSHF-së, tek biletaria stadiumi “Selman Stërmasi” ose në “Elbasan Arena”. Gjithashtu, biletat do të shiten edhe online.

Një blietë në pjesën VIP do të kushtojë 8 000 lekë, ndërkohë që çmimi vjen dhe ulet ku vendet më të lira janë tribunat G2 dhe C2, të cilat do të kushtojnë vetëm 500 lekë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com