Loading...

Familjarët e Imallarit për të cilin Pampuri tha se kishte humbur jetën: Kam qenë duke vdekur unë, a jeni njerëz a nuk jeni?

Lajmi për humbjen e jetës së një qytetari në zonën “Astirit” u përgënjeshtrua shumë shpejt, pasi Mahmut Imallari po merrte ndihmën shëndetësore në spital.

Familjarët e Mahmut Imallarit, për të cilin ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri tha se ka humbur jetën sot në zonën e Astritit, u shprehën të irrituar për lajmin e pavërtetë.

“Kush qe ai njeri që e bëri të vdekur? Kam qenë duke vdekur unë, ka qenë duke më rënë të fikët këtu te Spitali kur e mora vesh. A jeni njerëz apo nuk jeni”, – tha për mediet i afërmi i Mahmut Imallarit.

Pasi daljes nga Spitali, Mahmut Imallari i cili gëzon shëndet të plotë tregoi për mediet se çfarë konkretisht kishte ndodhur teksa një grup banorësh kundërshtuan me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë gjatë aksionit për prishjen e 33 objekteve për projektin e Unazës së Madhe. “Ramë pa ndjenja”, tha Imallari

Sot, në orët e para të mëngjesit u bë me dije nëpërmjet ish-deputetes Pampuri se në zonën e Astritit ka mbetur i vdekur një person. Po lajmi rezultoi i pavërtetë pasi në medie u publikua edhe foto e Imallarit i cili pasi mori një ndihmë shëndetësore u largua nga spitali.

Lidhur me ngjarjen e sotme, policia deklaroi “sot, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të sheshit “Shqiponja”, Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e policisë si dhe punonjësit e policisë bashkiake, të cilët ishin dislokuar në këtë rrugë për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin e planit të masës për shembjen e 33 objekteve që preken nga projekti i rrugës”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com