Loading...

Familja Pacolli dhuron 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

Zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli njoftoi se ka dhuruar 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”, tha ai.

Po ashtu, Pacolli shtoi se “ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt”.

“Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllezërit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet”, tha Pacolli.

“Unë pres po ashtu që në mënyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, theksoi Pacolli. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com