Loading...

Elbasani qyteti i parë që shpalli pavarësinë, Balla: Akt historik që i parapriu 28 nëntorit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideroi sot një akt historik shpalljen e Pavarësisë më 25 nëntor 1912 në Elbasan, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane.

“Elbasani ishte qyteti i parë që shpalli Pavarësinë më 25 nëntor 1912. Kjo është data në të cilën u shpreh nga udhëheqësia e Elbasanit përkrahja dhe mbështetja ndaj Ismail Qemalit në nismën e ndërmarrë prej tij për organizimin e Kuvendit Kombëtar në Vlorë”, tha Balla.

Në këtë datë, sipas tij, “shpallja e pavarësisë iu dërgua me telegram Vlorës ku thuhet se: “Gjithë populli ynë, myslimanë e të krishtenë, me nji za kan pranue independencën e Shqipnisë”.

“Ky ishte një akt historik që parapriu Shpalljen e Pavarësisë së vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali”, tha Balla./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com