Janë 27 fëmijë të institucioneve të përkujdesit social të cilët janë birësuar apo janë kthyer në familjet e tyre biologjikë.
Në Ditën Botërore të Jetimëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë historinë e Noes, i cili u birësua 5 muaj më parë.
“Prej pak muajsh Noes ka një familje që mezi e ka pritur “Muajt dhe ditët deri kur e morëm djalin në shtëpi më dukeshin vite, sot, na ka ndryshuar jeta, e kemi shtëpinë plot”! Manushaqja është sot nënë e lumtur e Noes 22 muajsh dhe thotë se birësimi i të voglit ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë”, shprehet Manastirliu.
Manastirliu thotë se po punohet çdo ditë për t’u mundësuar një familje, fëmijëve pa kujdes prindëror.
“Si Noes, 13 fëmijë të institucioneve të kujdesit social janë birësuar gjatë këtij viti; 14 fëmijë janë kthyer në familje biologjike. 217 fëmijë marrin përkujdesje në 9 institucionet e kujdesit social në të gjithë vendin. Me planin e deinstitucionalizimit punojmë çdo ditë pë t’i mundësuar çdo fëmije pa përkrahje prindërore një familje”, tha ministrja. /atsh