Fustani i famshëm i princeshë Dianës, që mbante veshur kur kërceu me Xhon Travoltën në Shtëpinë e Bardhë, është nxjerrë në shitje për 350.000 paund.
Princesha e Uellsit ishte mahnitëse kur veshi fustanin e mbrëmjes blu kadife në darkën shtetërore në 1985.
Pamjet e saj të vallëzimit u bënë virale në gjithë botë, ndërsa aktori e përshkroi si “një përrallë”.
Princesha e ndjerë e veshi fustanin edhe në katër raste të tjerë të mëdha, përfshirë gjatë një vizite shtetërore në Austri në 1986 dhe një mbrëmje në Royal Opera House në 1991. Gjithashtu e veshi në portretin që ju bë nga Lord Snowden në 1997.
Në qershor 1997, vetëm dy muaj para vdekjes, Diana e nxori në ankand fustanin për 100.000 paund për të mbledhur fonde për organizatën bamirëse Aids.
Biznesmenja Maureen Dunkel bleu fustanin dhe e mbajti derisa falimentoi në vitin 2011.
Ajo e nxori veshjen në ankand por nuk u shit. Në fund të marsit 2013. Fustani u ble nga një britanik si dhuratë për të kënaqur bashkëshorten e tij. Kjo ishte hera e fundit që fustani u nxor në ankand publik, deri tani.
Fustani do dalë në ankandin Kerry Taylor Auctions në Londër në 9 dhjetor dhe konsiderohet një nga veshjet më ikonike të princeshës britanike. /atsh