Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini dënoi sot bombardimet e fundit të papranueshme në veriperëndim të Sirisë nga regjimi sirian dhe aleatët e tij, që kanë shkaktuar viktima.
“Edhe pse Bashkimi Europian njeh praninë në rajon të organizatave terroriste të cilësuara si të tilla nga OKB, sulmet qorre të regjimit sirian dhe të aleatëve kundër infrastrukturave thelbësore civile dedikuar shëndetësisë dhe arsimit, janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten menjëherë”, konfirmoi Mogherini në një deklaratë të shkruar.
Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), të paktën 21 civilë, 10 prej të cilëve fëmijë u vranë të mërkurën në Siri si pasojë e një bombardim të regjimit të Bachar al-Assad dhe sulmeve ajrore nga aleati i tij rus në provincën e Idlebit.
Federica Mogherini kërkoi gjithashtu një hetim të thellë nga OKB mbi këtë sulm si dhe për sulme të tjera./atsh