“Pata kënaqësinë të isha i pranishëm në aktivitetin e organizuar me rastin e 70-vjetorit të krijimit të ansamblit artistik “Kuvendi” të Zall –Dardhës”, tha kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj.
Imeraj tha se artistët e mirënjohur të këtij ansambli na dhuruan emocione të veçanta me interpretimet e tyre, këngë e valle të spikatura.
“Madhështia dhe tradita e “Kuvendit” vazhdon të ruajë, kultivojë e shpalosë ndër breza vlerat më të mira kulturore e artistike karakteristike të zonës së Zall-Dardhës e mbarë krahinës së Dibrës!”, tha ai. /atsh