Loading...

50 viktima nga tërmeti, përfundon zyrtarisht operacioni i kërkim-shpëtimit në Durrës e Thumanë

Operacioni i kërkim shpëtimit në zonat Durrës e Thumanë, më të dëmtuarat nga tërmeti i 26 nëntorit ka përfunduar zyrtarisht.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se bilanci i tërmetit është 50 viktima. Në 3 ditë u kërkua në rrënoja, përmes operacionit ku morën pjesë rreth 250 efektivë të kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

Ministria e Mbrojtjes sqaroi se janë 47 persona të nxjerrë nga rrënojat; 1 person humbi jetën si pasojë e aksidentit pas dëmtimit nga tërmeti; 1 u hodh nga lartësia për shkak paniku; 1 pësoi infarkt pas goditjeve.

“Po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve të tyre për të dalë më pas me listën përfundimtare emërore. Lidhur me kërkimet e fundit në Mira Mare nuk është gjetur asnjë trup. Pas kërkim shpëtimit në terren, ekspertë shqiptarë e vendas nisin punën për verifikimet e dëmeve në terren”.

Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 50 qytetarë humbën jetën në Durrës dhe Thumanë, Krujë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com