Kryeministri Edi Rama solli në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm një panoramë të pasojave të tërmetit që goditi fuqishëm mëngjesin e 26 nëntorit në vend.
Kryeministri Rama tha se në spitale aktualisht trajtohen 41 persona të lënduar nga tërmeti, 34 prej të cilëve në Spitalin e Traumës, 4 në spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim. Rama theksoi se ministria e Shëndetësisë ka gati dokumentet për transferim në klinika speciale në rast se mjekët e kërkojnë një gjë të tillë për të lënduarit.
“Në strukturat hoteliere janë akomoduar 2472 persona dhe harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi deri në Gjirokasër. Numri i këtyre personave nuk janë ata që kanë humbur krejtësisht shtëpitë e tyre por që ndodhen në një situatë traumatike dhe me shtëpinë në kushte frike që jo domosdoshmërisht janë kushte objektive që lidhen me qëndrueshmërinë e ndërtesave”, theksoi Rama.
“Nuk do lëmë njerëz të traumatizuar pa shërbyer në këtë fazë të parë”, thë kryeministri Rama./atsh