Loading...

Zyrtarizohen oraret dhe datat e javës së 11-të të Superligës

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar programin për javën e 11-të të Superligës në futboll.

Sipas programit të publikuar nga FSHF, bëhet me dije se, ndeshjet e javës së 11-të do të luhen të ndara në tre ditë. Java e 11-të do të nisë të premten me duelin mes dy skuadrave pretendente për titull, “Teutës” dhe “Tiranës” takim, që do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Më pas të shtunën zhvillohen ndeshjet, mes “Vllaznisë” dhe “Bylisit” në Shkodër, sfidë që do të luhet në orën 14:00 të së shtunës. Në orën 17:00, në Korçë, “Skënderbeu” pret “Laçin”. Të dielën në orën 14:00, “Kukësi” luan ndaj “Flamurtarit” ndërkohë javën e mbyll takimi i orës 17:00 mes “Partizanit” dhe “Luftëtarit” në “Selman Stërmasi”.

Java e 11:
Të Premten, ora 18:00: Teuta-Tirana
Të Shtunën, ora 14:00: Vllaznia-Bylis
Të Shtunën, ora 17:00: Kukësi-Flamurtari
Të Dielën, ora 14:00: Skënderbeu-Laçi
Të Dielën ora 17:00: Partizani-Luftëtari/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com