Rreth orës 00:40 qyteti Kavajë u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.
Gjatë konfliktit mbeti i vrarë me armë zjarri Dritan Haxholli, 41 vjeç dhe u plagos polici Bledar Toçi, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një dashuri e refuzuar nga 30 vjeçarja Marsida Qatja.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rënë ka folur Etmond Sinka, ish-bashkëshorti i Marsida Qatja, me të cilin ka dhe dy fëmijë. Në një intervistë për “Panorma”, ai është shprehur se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë por kanë qenë në shtëpinë e tij.
Sinka tha se me Qatjan janë ndarë para katër vitesh me marrëveshje dhe se kujdesarinë e fëmijëve e ka ajo. Por, me lindjen e fëmijës së tretë, dy fëmijë kalojnë më shumë kohë tek babai i tyre, Etmond Sinka.
“Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”, u shpreh ai.
Ndërkohë, teksa ka folur në lidhje me viktimën Dritan Haxholli dhe policin e plagosur Bledar Toçi, ai është shprehur se nuk i njeh personalisht./ Opinion.al