Nëse deri tani parsonat azilkërkues mund të qëndronin në Itali deri në 2 vjet, deri sa të vendosej më pas për ta, tashmë kjo kohë do të shkurtohet në vetëm 4 muaj.
Shteti italian përshpejtoi afatin e procedurave për riatdhesimin e emigrantëve.
Ministri i Jashtëm dhe kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio,
njoftoi të premten nënshtrimin e dekretit ndërministror mes Ministrisë
së Jashtme dhe asaj të Brendshme për emigrantët.
“Ky është vetëm hapi i parë i planit tonë të sigurt të riatdhesimit”,
tha ai, duke përsëritur se masa “do të sjellë riatdhesimet në 13 vende
brenda katër muajve nga dy vjet që ka qenë”.
13 vendet e listuara në programin e riatdhesimit janë Algjeria,
Maroku, Tunizia, Shqipëria, Bosnja, Kepi i Gjelbër, Gana, Kosova,
Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Senegali, Serbia dhe Ukraina.