Loading...

Turqia, 11 bursa studimi për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës

Qeveria turke ka akorduar 5 bursa studimi për Policinë e Shtetit dhe 6 të tjera për Gardën e Republikës, për vitin akademik 2019 – 2020,

Të rinjtë që duan të ndjekin studimet në Akademinë e Policisë, në Ankara, në kursin “Trajnim i Nivelit të Parë Superior”, duhet të plotësojnë disa kritere.

Të jetë punonjës policie, me diplomë në nivelin “Bachelor”, ose me diplomë ekuivalente;

Të mos jenë diplomuar nga Fakulteti i Shkencave të Sigurisë, në Akademinë e Policisë Kombëtare Turke;

Të përmbushin kërkesat për të qenë një oficer policie në Shqipëri.

Dokumentet e kërkuara janë kopje e noterizuar dhe përkthyer në turqisht e diplomës së shkollës së lartë dhe listës së notave; Kopje e pasaportës; Dy fotografi dhe formulari i aplikimit në turqisht (bashkëlidhur).

Për Gardën e Republikës janë akorduar 6 të drejta studimi afatgjatë, pranë shkollave ushtarake në Turqi për vitin akademik 2019-2020.

Kandidatët e interesuar duhet të jenë të moshës deri 21 vjeç (deri në 1 shtator 2019); Të kenë përfunduar arsimin e mesëm në vitin 2019, ose në vitet e mëparshme, pa shkelur kriterin e moshës dhe me notë mesatare të 3 viteve mbi 8; Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, vërtetuar me raport mjeko-ligjor dhe të mos jenë të dënuar penalisht, apo nën hetim për vepra penale.

Dokumentet e kërkuara janë kërkesa e aplikantit, Formulari i të dhënave, Fotokopje e noterizuar e certifikatës së notave; e legalizuar nga MAS; Dëshmi penaliteti; Vërtetim nga Gjykata; Vërtetim nga Prokuroria; Vërtetim nga Përmbarimi; Fotokopje e ID; Fotokopje e pasaportës; Certifikatë familjare; Fotografi për dokumentet (4×6) 4 copë; Raport mjeko-ligjor nga KML; Raport nga mjeku që nuk ka sëmundje infektive; Analizat e grupit të gjakut; Analizat Hepatit B, C dhe IV/AIDS; Formular i vetë-deklarimit

Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, ku përfshihen, testim psikologjik (intervistim); Testim i aftësive fizike; Vlerësim i aftësive shëndetësore.

Testimi do të zhvillohet sipas normave dhe kritereve të përcaktuara nga pala turke. Aplikantët duhet të dërgojnë dokumentet në adresën e email-it [email protected]; pranë Gardës si dhe në adresën [email protected]; për Policinë.

Afati i fundit i aplikimit është data 15 tetor 2019.

Në datat 16 dhe 17 tetor do të bëhet konkursi dhe përzgjedhja e kandidatëve fitues, në Akademinë e Sigurisë për Policinë dhe në Gardën e Republikës./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com