Loading...

Tragjasi i pamposhtur nga Sherif Lushaj!

Një fshat i vetëm, por me një histori të madhe.

Një fshat që mban mbi vete një histori të lavdishme të shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe dijet shekullore, ku shënon një kontribut të vecantë në të gjitha periudhat kur është vendosur fati vendit.

Një fshat me shkollë shqipe qysh në vitin 1908 dhe që deri në vitet e çlirimit kishte të arsimuar me shkollë të lartë jashtë vendit, me shumë se sa qyteti i Vlorës. Komiteti i fshatit mblidhte të holla dhe dërgonte me studime në perëndim djemtë e fshatit.

Tragjasi, i vendosur aty karshi Karaburunit, 3 km në lindje të qytetit të Orikumit, si një kështjelle me kokë në shpatullat e malit dhe me këmbë në det flet shumë, flet për një histori që jo të gjiithë e njohin. Jo të gjithë e dinë që 5 km larg Tragjasit të sotëm gjendet një tjetër fshat me të njëjtin emër të vendosur karshi njëri-tjetrit.

Eshtë Tragjasi i vjetër, fshati që ka bërë histori përtej historisë të një fshati. I kthyer i tëri në një rrënojë historike në formën e një amfiteatri si një dëshmi e gjallë e historisë të këtij fshati dhe asaj që ndodhi në luftën me pushtuesit.

Ne vitin 1943 në periudhën 4-7 gusht, pas disa inspektimeve, fshati u sulmua nga mijëra forca ushtarake italiane, të mbështetur me avionë bombardues, nga kryqëzori në gjirin e Vlorës, me mortaja të vendosura në kodrat përreth dhe me mjete të tjera luftarake.

Është ndoshta një shembull i veçantë i kontributit të Tragjasit në Luftën Nacional-Çlirimtare. Kur ka përpara një ngjarje historike të tille, që shënon rezistencën e madhe ndaj pushtuesit. Me 5 gusht 1943, fashistët nisën mijëra ushtarë, artileri dhe mbështetje nga ajri për ta zhdukur këtë fshat “rebel”. Por për 48 orë rresht nuk e mposhtën dot as me artilerinë dhe as me avionët që nuk e pushonin zjarrin për asnjë çast. Rezistenca e fshatit, çetave partizane dhe formacioneve luftarake që e mbeshtetën, ishte historike.

Tragjasi u dogj, por nuk u mposht.

Sot, bukuria e Tragjasit po rritet.

Ai do të bëhet edhe më i bukur. Atë e zbukurojnë njerëzit me dije e kulturë, dashuria për njëri-tjetrin, atdhedashuria. Atë e zbukuron natyra, peizazhi, mali dhe fusha, deti dhe monumentet e kultures dhe natyrës.

Por edhe Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet ta thonë fjalën e tyre.

Nuk mjafton një status që i është dhënë fshatit, po ai status po kufizon iniciativen e njerëzve për të mos e parë vetëm si një monument, por të mbushet me turistë nëse bëhen ca shtigje e lidhje të lagjeve të fshatit të rrënuar, lidhje me qendrat e tjera të trashëgimisë kulturore përreth tij. Kontributi i Tragjasit flet se meriton të vlerësohet më shumë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com