Loading...

Shqipëria, ndër 10 qeveritë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë

Shqipëria renditet ndër dhjetë qeveritë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot raportin e Rrjetit Ndërkombëtar të Njohurive të Grave në Politikë, ku Shqipëria renditet ndër 10 shtetet në botë me përfaqësim të lartë gjinor, bashkë me Spanjën, Finlandën, Nikaraguan, Suedinë, Ruandën, Kanadanë, Kolumbinë, Kosta-Rikën, Salvadorin.

Kuotat janë opsioni më i mirë për të siguruar përfaqësimin e grave, çka bëri që për herë të parë në historinë e Shqipërisë, parlamenti në 2017 të përfaqësohej nga numri më i lartë i grave ministre.

Kështu, për herë të parë në historinë e Shqipërisë në 2018, Parlamenti pati numrin më të lartë të grave ministre (10 nga 20 ministra në qeverinë me prurje teknike dhe 7 nga 14 ministra në qeverinë e re 2017). U zgjodhën 39 gra deputete, 22 prej të cilave për herë të parë si përfaqësuese në Parlament.

Aktualisht, kabineti qeveritar përbëhet nga tetë ministra gra nga gjithsej 15, duke sjellë proporcionin e grave ministre në 53.3%./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com