Loading...

Shndërrimi i Shqipërisë në pikë kyçe për zhvillimin e rajonit

Gjatë konferencës zyrtare për shtyp, pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në ambientet e Pallatit të Brigadave me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, ky i fundit tha se bashkëpunimi ekonomike mes dy shteteve duhet të forcohet më tej.

“Me Kryeministrin biseduam edhe për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën ekonomike. Ne jemi me të vërtetë të kënaqur për pozitën që vendin ynë ka sepse jemi partneri i parë tregtar gjithashtu dhe me një shkëmbim ekonomik prej 2.5 miliard për vitin 2018 dhe në 6 mujorin e parë të këtij viti, 1.2 miliard. Janë shifra këto të rëndësishme e që vlerësohen më tej dhe në kuadër të pranisë së shumë sipërmarrjeve italiane. Gjithsesi ka ende hapësirë për të bërë më shumë e më mirë dhe sipërmarrjet tona kanë dëshirë që ta forcojnë qëndrimin dhe pozitat e tyre në Shqipëri e për këtë qëllim dëshirojnë dhe një përmirësim të të ashtëquajturës klimë të biznesit dhe jam i bindur që Shqipëria nuk ka shfrytëzuar ende plotësisht potencialin e saj ekonomik”, u shpreh kreu i qeverisë italiane gjatë konferencës.

Conte tha se në të ardhmen, Shqipëria mund të shndërrohet në një pikë kyçe për zhvillimin e gjithë rajonit të Ballkanit. “Për momentin, ndalem vetëm tek përparësitë që paraqesin kostoja e ulët e punës por dhe taksat që janë në një mesatare më të ulët se BE, por gjithsesi duhen shfrytëzuar më tej dhe burimet natyrore të pranishme në territor dhe kapitali njerëzor i ri dhe pozicioni strategjik i Shqipërisë që në të ardhmen mund t’i garantojë Shqipërisë që të shndërrohet në një pikë kyçe të zhvillimit të të gjithë rajonit të Ballkanit dhe vetë fakti që Shqipëria do të bëhet pjesë së shpejti në rrjetin ndërkombëtar infrastrukturor gjithashtu në atë të energjisë”, – nënvizoi kryeministri i Italisë.

Ai shoti se: “për Shqipërinë sfida kryesore është përfitimi nga këto mundësi, sikurse e thashë që të garantohet një klimë biznesi më e mirë gjithashtu dhe një administratë publike dhe institucione gjithnjë e më efikase dhe transparente në mënyrë që të shfrytëzohen apo ndërtohen ato institucione ekonomike sa më të shëndetshme”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com