Loading...

Shifrat e 2019/ U goditën 22 grupe kriminale me 125 të arrestuar, 72.1 mln euro asete të sekuestruara

Gjatë vitit 2019 janë goditur 22 grupe kriminale me 125 persona të arrestuar, teksa rezultojnë 72.1 mln euro asete të sekuestruara

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë punimeve të Këshillit Kombëtarë të Integrimit Europianë, të drejtuar nga Deputetja Rudina Hajdari, theksoi se shifrat e vitit 2019 tregojnë se forca goditëse e policisë është rritur

“Gjatë këtij viti janë goditur 22 grupe kriminale dhe janë arrestuar 125 persona të përfshirë në këto grupe duke treguar një trend në rritje. Përgjatë vitit të kaluar janë sekuestruar 72.1 mln euro një shifër e barabartë me paratë e paligjshme të sekuestruara përgjatë 10 viteve”-, theksoi Lleshaj

“Ky vit duhet të kishte logo vetëm Integrimin e Shqipërisë në BE. Megjithatë kjo e sotmja meriton të gjithë konsideratën. Ministria e Brendshme ka një peshë të konsiderueshme në këtë proces. Është kapitulli që merret me sigurinë dhe drejtësinë. Është ai proces që synon të lexojmë dhe kuptojmë. legjislacioni e BE. Ka pasur një goditje të madhe ndaj krimit të organizuar përgjatë këtij viti. Gjatë 2019 janë goditur 22 grupe kriminale, janë arrestuar 125 persona të përfshirë në këto grupe”-, nënvizoi Lleshaj.

“Nuk mund të kritikoj punën e paraardhësve të mi. Unë flas vetëm për punën time. Ne jemi në proces konsolidimi si shoqëri. Ajo polici dhe ajo prokurori. Puna është pjesë e një procesi. Ne kemi intensifikuar. Është shumë e rëndësishme të përmend faktin se bashkëpunimi ndërinstitucional ka sjellë këto tregues të cilët janë për t’u respektuar”-, shtoi ai.

“Përmendet edhe në raportin e DASH që parandalimi i lojërave të fatit është një ndër kontributet kryesore të kësaj qeverie në luftën kundër pastrimit të parave. Në aspektin kundër parave të paligjshme janë marrë masa të mëdha. Janë sekuestruar rreth 72.1 mln euro. Kjo shifër është pothuajse sa shifra e 10 viteve të mëparshme. Mund të themi që edhe në fushën e konfiskimit shifra është dyfish më e lartë. Po krijohen edhe kapacitete. Me të njëjtët njerëz është e vështirë të bësh të njëjtën gjë ose një gjë akoma më të madhe”-, theksoi Lleshaj.

“Ka një mori faktorësh që nxisin të rinjtë të largohen nga vendi. Sa i përket asaj që a dalin vetëm, kjo nuk ndodh sepse ligji e ndalon. Përgjithësisht ata dalin me dokumentacionin përkatës. Varfëria është problem, ne nuk mund të fshehim varfërinë në vend dhe prindërit i besojnë te familjarët e tyre fëmijët e mitur. Pyetjen e katërt e keni për armët. Shqipëria është një vend që ka përjetuar vitin 97’ ku armët kaluan në dorë të qytetarëve. Kapen përditë në shifra të mëdha. Kemi sekuestruar 322 armë, që i bie pothuajse dy armë në ditë. Ne kemi një legjislacion liberal që i mundëson qytetarëve të pajisen me armë. Nuk duhet që siguria të krijohet nga qytetarët. Por siguria duhet të mundësohet nga institucionet. Sapo ka hyrë në fuqi kodi penal që ashpërson dënimet për armë mbajtje pa leje”-, tha ministri Lleshaj.

“Duhet të bëjmë që këto pasoja të ulen ndjeshëm. Azil kërkimi është një proces që ka një histori të gjatë. Po të shohësh me hapjen e korridorit ballkanik ka pasur në rritje të madhe, por tani kemi zbritur poshtë. Megjithatë fenomeni mbetet. Franca ka politika liberale ndaj edhe numri i azilkërkuesve është i lartë. Ka shumë arsye që shqiptarët dalin jashtë”-, theksoi Lleshaj, gjatë fjalës së tij, në punimet e Këshillit Kombëtarë të Integrimit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com