Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin e mirë se vogëlushi Roegen, pas rezonancës së kryer me pajisjet e teknologjisë së fundit në QSUT, rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme.
Njësia e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së realizoi për herë të parë trajtimin cranio-spinal të vogëlushit. Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, të disponueshme në QSUT në konsultim me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë dhe përfundoi me sukses.
Kryeministri vlerëson ekipin e mjekëve shqiptar të cilët punuan pa lodhje për shërimin e Roegenit.
“Ekipi mjekësor shqiptar i radioterapisë, neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë në Shqipëri, trajtimin me radioterapi të specializuar të një pacienti në moshë pediatrike, nëpërmjet akseleratorit linear në Spitalin Onkologjik në QSUT”, – tha Rama. /atsh