Loading...

PSG, gati të paguajë klauzolën për Mauro Icardi-n

Skuadra e Paris Saint Germain është gati të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurosh për të blerë kartonin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.

Sulmuesi 26-vjeçar duket se ka bindur drejtuesit e PSG-së me golat dhe performancën e mirë. Icardi u transferua në formë huazimi nga Interi te PSG në ditën e fundit të merkatos së verës.

Këtë sezon, pas vetëm dy muajsh, sulmuesi argjentinas ka realizuar 7 gola në 7 ndeshje me fanellën e PSG-së, 4 në kampionat dhe 3 në Champions League, shifra që flasin qartë se sulmuesi është adaptuar mirë me ekipin e ri.

Për këtë arsye, PSG është gati t’i paguajë Interit shumën e dakordësuar për të siguruar përfundimisht shërbimet e Icardi-t. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com