Loading...

Policia pjesë e kampionatit Botëror të Minifutbollit të Forcave të Rendit në Holandë

Policia e Shtetit po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Minifutbollit të Forcave të Rendit.

Me iniciativë të “IPA – Section Albania” dhe me mbështetje të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për herë të parë krijohet ekipi i minifutbollit në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 12 persona, i cili do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Minifutbollit të Forcave të Rendit që do të zhvillohet nga data 7 deri në 11 Tetor 2019 në Eibergen të Holandës.

Gjatë takimit të zhvilluar para nisjes së ekipit për në Holandë, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Gjovalin Loka i ka dorëzuar ekipit të minifutbollit Flamurin e Policisë së Shtetit.

Drejtor Loka gjatë fjalës përshëndetëse në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i ka uruar ekipit suksese dhe ka theksuar se ky është një aktivitet mjaft i rëndësishëm, i cili ndikon drejtpërdrejt në imazhin e Policisë së Shtetit dhe të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Në historinë e saj Policia e Shtetit përfaqësohet për herë të parë në këtë aktivitet dhe shorti ka vendosur Grupin B, i cili fillimisht do ndeshet me ekipet e Policisë së Gjermanisë, Ukrainës, Rusisë, Rumanisë dhe Belgjikës. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com