Qëndrimi në kontinent do të thoshte zero shanse për të mb.ijetuar dhe shpëtimi në skajin tjetër të botës do të nënkuptonte lu.ftën për copëzat e fundit të ush.qimit.
Nëse kata.strofat nuk do të ishin të mjaftueshme sa për t’u shqetësuar, libri i botuar së fundmi solli një mundësi tjetër tme.rruese përsëri në qendër të vëmendjes publike. Midis katas.trofave të tjera ‘End Times’ nënvizon shpë.rthimin e super vullkaneve Yellowstone në Shtetet e Bashkuara si një ngjarje që mund të shk.atërronte njerëzimin, përcjell Reporteri shkrimin e Big Think.
Vullkani i Yellowstone në Wyoming shp.ërtheu për herë të fundit 640,000 vjet më parë. Askush nuk mund ta dijë me siguri se kur do të shp.ërthejë përsëri, por disa nga matjet sugjerojnë se kjo mund të ndodhë në çdo kohë.
Bujqësia do të shkat.ërrohej, rrjetet e energjisë do të p.risheshin. Pa rrezet e diellit, pa nxehtësinë dhe pa ushqimin, do të mbretëronte kat.astrofë në tokë. Sipas Brian Walsh në librin e tij, një raport i vitit 2015 nga Fondacioni Evropian për rr.eziqet ekologjike ekstreme përmend atë që mund të jetë “ka.tastrofa më e madhe që nga fillimi i jetës së civilizuar në Tokë”.
Erupsione çdo 600 mijë vjet
Dr Jirzi Frog, një gjeolog në Universitetin e Silesias në Katowice, ishte edhe më specifik. Ai në një intervistë vlerësoi se rreth pesë miliardë njerëz do të vd.esin nga ur.ia deri në v.dekje “për shkak të efekteve të ndryshimit të klimës”. Nëse Yellowstone shp.ërthen, thotë ai, e vetmja mënyrë që të paktën të keni ndonjë mundësi për të mb.ijetuar do të ishte largimi nga Amerika e Veriut.
Brian Walsh e quan këtë skenar, pa ekzagjerim, një “rrezik ekzistencial” si për SHBA-të, ashtu dhe për botën.
Rreth 3,000 tërmete të vogla janë regjistruar në Parkun Kombëtar me të njëjtin emër, por sh.përthimet kata.strofike janë të rralla.
Përveç të ashtuquajturit “Lava Creek Eruption” 640,000 vjet më parë, vullkani shp.ërtheu 1.3 milion dhe 2.1 milion vjet më parë, që do të thotë se mund të pritet që në mes të erupsioneve të kalojnë midis 660,000 dhe 800,000 vjet. Gjithçka është ende çështje matematikore.
Walsh mendon se duhet të shpenzojë më shumë para për të studiuar vullkanet. Aktualisht, Administrata e Sigurisë së Aviacionit Amerikan shpenzon rreth 7 miliardë dollarë në vit, ndërsa programet e studimit të vullkaneve, të cilat kanë potencialin të shk.atërrojnë gati të gjithë botën, marrin një shumë të pab.esueshme prej 22 milion dollarësh.