Loading...

Për herë të parë në Shqipëri, një forum rajonal kundër dhunës ndaj grave

Për herë të parë në Shqipëri, do të zhvillohet një Forum Rajonal për Promovimin e Konventës për Parandalimin dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

Ky forum do të promovojë zbatimin e Konventës së Stambollit, traktati më gjithëpërfshirës dhe i pari me detyrim ligjor që kriminalizon dhunën ndaj grave dhe vajzave, në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.

Eventi që do të zhvillohet në datat 9-10 tetor do të fokusohet veçanërisht në rritjen e përpjekjeve për të parandaluar dhunën seksuale, ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe ndjekjen penalisht të autorëve.

Forumi Rajonal synon gjithashtu të përmirësojë koordinimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në përgjigjen e rasteve të dhunës ndaj grave, të tillë si forcat e rendit, gjyqësori, prokurorët dhe organizatat joqeveritare.

Eventi do të mbledhë përfaqësues të shoqërisë civile, qeverive dhe institucioneve rajonale në kuadrin e programit rajonal të Bashkimit Europian dhe UN Women “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”. Forumi Rajonal organizohet nga qeveria shqiptare, Këshilli i Europës, Komisioni Europian dhe UN Women dhe në të pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com