Loading...

Parandalimi i osteoporozës, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri

Në Ditën Botërore të Osteoporozës Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor jep disa këshilla dhe mënyra për parandalimin e saj.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri, dhe ruajtja e këtyre zakoneve edhe në moshë të rritur.

Sipas FSDKSH shenjat e osteoporozës shfaqen tek personat me moshë mbi 50 vjeç. Osteoporoza shfaqet 15% tek gratë. Një person me osteoporozë është më i rrezikuar ndaj frakturës.

Osteoporoza, e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave”, është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Kjo sëmundje e kockave, e cila deri para pak kohësh njihej si “sëmundja e grave”, për shkak se shfaqej kryesisht te gratë pas periudhës së menopauzës, nuk bën dallim në gjini dhe moshë.

Për personat e prekur nga kjo sëmundje, mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës, mund t’i ndihmojë ata t’a mbajnë nën kontroll. Mjekët rekomandojnë ndryshimin e stilin e jetesës duke shtuar aktivitetin fizik dhe shtimin e ushqimeve të pasura me kalcium, në regjimin tuaj ushqimor. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com