Loading...

Papagallët e konfiskuar nxirren në… ankand!

Zyrtarët në qytetin gjerman të Dresdenit kanë konfiskuar 36 papagaj, përfshirë këtu dhe një lloj papagalli të quajtur, kakadu, nga një agjent shitjesh i pasurive të patundshme dhe planifikojnë që zogjtë e çmuar t’i nxjerrin në ankand sa më shpejt.

Tetë papagallët dhe 28 kakadu-të, të cilët vlerësohen rreth 100 000 euro, kanë tërhequr shumë interes.

”Agjenti i shitjeve po hetohet për krime, përfshirë këtu për mashtrim dhe për paraqitje të vonuar të falimentimit”, deklaruan prokurorët.

Ai akuzohet se ka lidhur kontrata rinovimi ose ndërtimi me të paktën katër pronarë, por ka përfituar më shumë se 400 000 euro të parave të parapaguara, që duhej të shkonin për planifikim ose ndërtim.

Prokurorët supozojnë se një pjesë e parave u përdor për të blerë zogjtë e vlefshëm.

Përveç papagallëve, ata konfiskuan edhe një makinë me vlerë rreth 40 000 euro si dhe para cash./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com