Numri i vdekjeve nga një sëmundje misterioze e mushkërive e lidhur me përdorimin e cigareve elektronike është rritur në 34 në SHBA, njoftoi sot Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Agjencia shëndetësore e SHBA-së, që ka mbledhur informacione nga 49 shtetet e vendit, deklaroi se ka 1 604 raste të sëmundjes në vend.
Numri i viktimave në 24 shtete ka arritur në 34.
Deri më tani nuk ka të dhëna në lidhje me lëndime të tilla në Gjermani apo Europë.
Megjithatë, përbërja e cigareve elektronike është shumë më e rregulluar në Gjermani sesa në SHBA./ atsh