Një tërmet me magnitudë 4,4 u regjistrua sot në brigjet e rajonit jugor italian të Kalabrisë, por nuk pati lëndime ose dëme, sipas raporteve.
“Ngjarja ndodhi në orën 06:31 me epiqendër në det dhe me ipoqendër 11 kilometra, larg qytetit Scalea në bregdetin perëndimor të Kalabrisë”, deklaroi Instituti i Gjeofizikës Italiane, INGV.
“Ngjarja u ndje nga popullsia por nuk u raportuan dëme për njerëz ose objekte”, theksoi agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali. /atsh