Loading...

Nëntetarja Luiza Gega fiton vendin e tretë në lojërat Olimpike Ushtarake Botërore

Sportistja e njohur shqiptare, që njëherazi është edhe nëntetare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Luiza Gega, ka fituar medaljen e bronzit në lojërat Olimpike Ushtarake Botërore, të zhvilluara një Kinë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një reagim të saj thekson se Gega na ka nderuar të gjithëve. Sipas Xhaçkës, të tjera paraqitje dinjitoze priten prej saj.

“Flamurtarja e ekipit të FA shqiptare në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore në Wuhan të Kinës, nëntetare Luiza Gega na nderoi të gjithëve duke fituar medaljen e bronzit në 3000 m me pengesa. Të tjera paraqitje dinjitoze presim edhe nga sportistët e tjerë të FA”-, thekson Xhaçka në reagimin e saj.

Luiza Gega fitoi vendin e tretë në garën 3000 metra me pengesa. Vendin e parë në këtë disiplinë e mori, Winfred Yavi, ndërsa vendin e dytë sllovenia, Marusa Mismas/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com